Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Gjykatat në Kosovë të vendosin paraburgimin vetëm si mjet të fundit, rekomandon raporti i Misionit të OSBE-së
Publishing date: 25 tetor 2023
Përdorimi i tepruar i paraburgimit është çështje globale që paraqet shqetësim për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, dhe Kosova përballet me sfida të ngjashme.
Kryetarët e komunave të Kosovës përmbyllin vizitën studimore në Austri për qeverisjen e përgjegjshme gjinore
Publishing date: 25 tetor 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Nga data 22 deri më 24 tetor 2023, Javën e kaluar, Misioni i OSBE-së organizoi një vizitëudhëtim studimore në qytetin e Gracit, Austri për pesë kryetarë të komunave nga Kosova, të përzgjedhur për përpjekjet e tyre në promovimin e qeverisjes së përgjegjshme gjinore në komunat e tyrepërkatëse. Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, Kryetari i Gllogocit Ramiz Lladrovci, Kryetari i Vitisë Sokol Haliti dhe Kryetari i nga Vitia, Gazmend Muhaxheri nga Peja, Bali Muharremaj nga Suhareka,Obiliqit Xhafer Gashi nga Obiliqi dhe Ramiz Lladrovci nga Gllogoci u njohën me praktikat e Gracit në përfshirjen e administrimit komunal me perspektivë gjinore. Kryetarja e Gracit, znj. Elke Kahr, përgëzoi kryetarët e komunave të Kosovës për arritjet e tyre dhe mirëpriti mundësinë për të shkëmbyer praktikat e mira në qeverisjen e përgjegjshme gjinore. Së bashku me zyrtarë të tjerë të qytetit, ata prezantuan se si i përfshijnë perspektivat gjinore në fusha të ndryshme të qeverisjes siç janë sigurimi social, planifikimi, shëndetësia dhe mjedisi. Nga ana e tyre, kryetarët e komunave nga Kosova ndanë përvojat e tyre npër buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, përfshirjen gjinore në plane bujqësore, subvencionet arsimore për gratë dhe vajzat, si dhe menaxhimin e strehimoreve të viktimave të dhunës në familje. Ata vizituan gjithashtu edhe Qendrën Shëndetësore për Gratë dhe Strehimoren e viktimave të Dhunës në Familje në Grac, për të vështruar si me vështrim në funksionon imin në praktikë të partneriteti midis qytetit të Gracit, qeverisë provinciale të Styrias dhe organizatave joqeveritare. “Pabarazia gjinore shoqërohet shpeshherë me forma të tjera diskriminimi, si mosha apo statusi social, kështu që, në veprimin e tij për barazi gjinore, Plani i Veprimit për Barazi i Gracit i kushton vëmendje të veçantë qasjes ndërsektoriale që merr në konsideratë forma të ndryshme të diskriminimit, një model ky që Misioni i OSBE-së dhe pesë kryetarët e komunave do të punojnë për të zbatuar në Kosovë”, tha zyrtarja nacionale e programit të OSBE-së, Nensi Jasharaj. Kryetarët e komunave dhe nikoqiri mikpritësit ei tyre u pajtuan që të qëndrojnë në kontakt dhe të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të stafit komunal për të rritur barazinë gjinore. Vizita Udhëtimi studimore është pjesë e mbështetjes së përgjithshme qtë Misioni u ofron t për komunavte për të në forcuar imin e qeverisjens seë përgjegjshme gjinore, që përfshin si nivelin vendimmarrës,e ashtu edhe atë teknik të qeverisjes lokalevendore.
Përmbyllet edicioni i 9-të i Akademisë së Dialogut për Gratë e Reja nga Prishtina dhe Beogradi i mbajtur në Strugë
Publishing date: 16 tetor 2023
Akademia e 9-të e Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, përfundoi dje në Strugë, Maqedoni e Veriut.
Misioni i OSBE-së publikoi Udhëzuesin për raportim nga gjykata për gazetarët në Kosovë
Publishing date: 21 shtator 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Liria dhe zhvillimi i medias, Sundimi i ligjit
Prishtinë, 21 shtator 2023 – Misioni i OSBE-së publikoi sot një sërë udhëzimesh për raportim nga gjykata, për t’i ndihmuar gazetarët në Kosovë në punën e tyre dhe për të kontribuar në gazetarinë e përgjegjshme dhe të informuar. Udhëzuesi ofron mbështetje gjithëpërfshirëse për gazetarët që mbulojnë sistemin gjyqësor në Kosovë dhe nënvizon konsideratat etike dhe ligjore në raportimin mbi gjyqësorin.
Pjesëmarrëset e Akademisë së OSBE-së për Dialog përfundojnë vizitën studimore në Belfast
Publishing date: 18 shtator 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore, Rinia
Belfast dhe Prishtinë, 18 shtator 2023- Tetë studente, alumni të Akademisë së Dialogut të themeluar nga OSBE që bashkon gra të reja nga Prishtina dhe Beogradi, përfunduan sot një vizitë studimi një javore në Irlandën e Veriut.
Misioni i OSBE-së i bashkon të rinjtë nga komunitete të ndryshme të Kosovës përmes sportit
Publishing date: 1 shtator 2023
Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli sot edicionin e katërt të kampit multietnik të tenisit të organizuar në bashkëpunim me komunën e Graçanicës, duke mbledhur të rinj nga komunitete të ndryshme për ushtrime dhe lojëra. Në këtë edicion morën pjesë 20 të rinj nga komuniteti shqiptar, serb dhe ashkali të Kosovës nga komunat e Prishtinës, Obiliqit dhe Graçanicës. Të rinjtë mësuan rreth tenisit nën drejtimin e trajneres Marija Djordjevic dhe ushtruan për lojëra parakualifikuese në terrenet për lojëra të tenisit në Parkun e Gërmisë si dhe mësuan shkathtësitë e nevojshme të sportit, të cilat i treguan në ndeshjen finale në Graçanicë. Pas tri ndeshjeve finale, fituesit Marija Crvenković, Luka Filić dhe Viktor Radić u shpërblyen me medalje nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Liljana Šubarić dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Graçanicës, Dušan Cvejić. "OSBE-ja prej kohësh është e përkushtuar në mbështetje të institucioneve në nxitjen e marrëdhënieve dhe dialogut më të mirë ndërmjet komuniteteve. Sporti është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar ura, për të rritur mirëkuptimin dhe për të promovuar respektin, duke sfiduar gjithashtu stereotipet”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport. Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Liljana Šubarić, falënderoi OSBE-në për organizimin e këtij aktiviteti dhe për vlerësimin e përpjekjeve të komunës. “Komuna dëshmoi për të katërtin vit se qëndron për bashkëpunim. Mendojmë se mënyra më e mirë për të forcuar bashkëpunimin ndërkomunal është përmes të rinjve”. Drejtoresha e Qendrës Rinore në Obiliq, Zelushe Kelmendi, qendër që është pjesëmarrëse për të katërtin vit, theksoi se ky turne u mundëson të rinjve shoqërimin dhe thyerjen e barrierave ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Ky është viti i katërt radhazi që Misioni i OSBE-së mbështet kampin multietnik të tenisit, duke vazhduar me sukseset e viteve të mëparshme. Përveç ofrimit të një mundësie për një mjedis të shëndetshëm dhe mbështetës për lojtarët e rinj, kampi i ndihmon edhe në kapërcimin e barrierave gjuhësore dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Vë theks në fuqizimin e të rinjve përmes dialogut dhe aktiviteteve ndëretnike, duke njohur potencialin e tyre në promovimin e paqes dhe sigurisë.
Përmbyllet edicioni i 3-të i “Artfest,” mbajtur në Mitrovicën e Jugut me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë
Publishing date: 3 gusht 2023
“Artfest”, një festival treditor i artit dhe i të drejtave të njeriut për të rinjtë, i organizuar nga OJQ-ja Hapësina Shoqnore për Dekonstruksion (HSD) dhe i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u përmbyll më 30 korrik 2023 në Mitrovicën e Jugut. Festivali, i mbështetur nga Misioni i OSBE-së për të tretin vit radhazi, mblodhi më shumë se 200 fëmijë dhe të rinj të komuniteteve të ndryshme në rajonin e Mitrovicës. Gjatë festivalit, fëmijët dhe të rinjtë shprehën vizionin e tyre për një shoqëri gjithëpërfshirëse përmes krijimtarive të tyre me argjilë, vizatime, qepje, pikturim fytyrash dhe duke marrë pjesë në punëtori për ndërtimin e paqes. Gjithashtu, fëmijët dhe të rinjtë morën pjesë në aktivitete muzikore si dhe vizituan ekspozitën në Shoqatën e të Shurdhërve, “Mbishkrimi i Përkujdesit” ("Inscribing Care"), të artistes serbe Dunja Karanoviq. “Artfest ka bërë bashkë komunitetet e ndryshme përmes artit, të papenguar nga strukturat sociale dhe me bashkëpunime të mirëfillta ndërmjet komuniteteve. Ndonëse organizim formal, ndjesia e krijuar në Artfest është gjithëpërfshirëse dhe që të gjithë, fëmijë, prindër, studentë, gra, burra e të moshuar e kanë gjetur veten si pjesë përbërëse të këtij edicioni”, tha Besart Peci, aktivist i shoqërisë civile dhe një nga pjesëmarrësit. “Krijimet artistike nxjerrin në pah imagjinatën e fëmijëve dhe kjo është ajo çfarë mund ta arrijmë. Kjo e ka bërë më të bukur qytetin dhe jetën në përgjithësi”, ka shtuar ai. Me vullnetarë nga e tërë Evropa dhe nga OJQ-të lokale si HSD, Handikos, Bonevet, Community Building Mitrovica dhe Local Peace, festivali ofroi një mundësi unike për dialog dhe shkëmbim ndërmjet komuniteteve. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Promovon në mënyrë aktive qasjen gjithëpërfshirëse për të dëgjuar zërat e të rinjve dhe punon drejt zhvillimit të shkathtësive të të rinjve në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, vullnetarizmi, ngritja e vetëbesimit, të menduarit kritik, kohezioni social dhe dialogu.