Publications
Doracak për vlerësimin e ndikimit të rregullativës mbi barazinë gjinore
Publishing date: 13 shkurt 2024
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky Doracak është një mjet praktik për vlerësimin e ndikimit të rregullativës dhe të politikave në nivelin qendror dhe lokal të qeverisjes dhe i njëjti synon të lehtësojë procesin e përfshirjes së perspektivës gjinore në vendimmarje. Doracaku ofron informacion bazë dhe udhëzime praktike se si të vlerësohet ndikimi i barazisë gjinore në politikat, vendimet dhe rregulloret e miratuara. Metodologjia dhe mjetet praktike të paraqitura në këtë Doracak mund të zbatohen edhe për grupet e tjera vulnerabël të shoqërisë, si: personat me aftësi të kufizuara, grupet minoritare, etj.
Gjinia dhe diversiteti në gjyqësor, Maqedonia e Veriut
Publishing date: 16 nëntor 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi është studim bazë që trajton konsideratat gjinore dhe të diversitetit në sistemin e drejtësisë duke sjellë pikëpamjen ndërkombëtare për të kuptuarit vendas të rolit të grave në gjyqësor, si dhe duke ofruar të dhëna dhe analiza përkatëse nga perspektiva gjinore dhe diversiteti (etnia, gjuha, paaftësia, mosha, statusi social, feja ose besimi). Studimi reflekton mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe ofron rekomandime që do të shërbenin si bazë solide për ndërhyrjet e ardhshme të bazuara në fakte, si dhe të qëndrueshme për ndërtimin e një sistemi drejtësie më gjithëpërfshirës në përputhje me zgjidhjet e praktikave të mira të theksuara nga OSBE/ODIHR.
Gjinia dhe korrupsioni- hulumtimi për Republikën e Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 7 nëntor 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi përfshin gjetjet e sondazhit të parë kombëtar të perceptimit të grave në Maqedoninë e Veriut dhe përgjigjet nga diskutimet e dy fokus grupeve me viktimat e zhvatjes seksuale të kryera në vitin 2021. Disa nga pyetjet që u përgjigjën nga të anketuarit përfshijnë nëse gratë e njohën zhvatjen seksuale nga ana e punonjësve të sektorit publik në këmbim të ofrimit të shërbimi publik si një formë korrupsioni, nëse zyrtarët në pozitë të pushtetit prireshin të kërkonin shërbime seksuale në vend të parave/ryshfetit për të ofruar shërbimin publik të obliguar të ofrojnë në përputhje me Ligjet, nëse zhvatja seksuale ka qenë i pranishëm edhe në sektorin privat, si dhe nëse të anketuarat do të raportonin përvojën e tyre personale apo të dikujt tjetër me këtë formë të korrupsionit. Gjetjet e raportit synojnë të nxisin debat dhe përfundimisht të çojnë në kriminalizimin e zhvatjes seksuale si akt korrupsioni në Maqedoninë e Veriut.
Gratë për gratë në administratën publike, Doracak për mentorim
Publishing date: 7 tetor 2022
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku për mentorim synon të mbështesë zhvillimin profesional dhe personal të grave të punësuara në sektorin publik duke krijuar një koncept të mbështetjes reciproke, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe forcimit të solidaritetit dhe rrjetëzimit midis grave. Doracaku mbulon teknikat dhe mjetet kryesore për të udhëhequr në mënyrë efektive procesin e mentorimit midis grave të punësuara në administratën publike. Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në kuadër të programit të mentorimit “Gratë për Gratë në Administratën Publike”.
Nga normalizimi deri tek autocensura – Analizë e ngacmimeve online ndaj gazetareve në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 28 shtator 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore, Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Analiza synon të japë një pasqyrë të situatës lidhur me ngacmimet dhe sulmet në internet ndaj gazetareve në Maqedoninë e Veriut, si një formë e dhunës me bazë gjinore, si dhe të mundësojë identifikimin e zgjidhjeve të mundshme për tejkalimin e problemit dhe mekanizmave dhe burimeve për ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës adekuate.
BARAZIA GJINORE KA RËNDËSI! Doracak për deputetët dhe personelin parlamentar mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave
Publishing date: 15 tetor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku ofron pasqyrë teorike të angazhimeve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut lidhur me barazinë gjinore, hartimin e legjislacionit të ndjeshëm gjinor dhe mbikëqyrjen parlamentare të barazisë gjinore. I njëjti jep shembuj konkret mbi praktikat më të mira nga vendi dhe parlamentet në mbarë botën për integrimin gjinor në operacionet parlamentare. Publikimi është përgatitur nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me stafin parlamentar për të mbështetur deputetët në punën e tyre drejt promovimit dhe avancimit të barazisë gjinore.
Aspektet gjinore të korrupsionit me theks te Republika e Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 10 mars 2021
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky punim, i përgatitur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, është përpjekje e parë për të diskutuar lidhjet midis korrupsionit dhe pabarazisë gjinore, duke e ndërlidhur me situatën në Maqedoninë e Veriut. Punimi i referohet kontekstit kombëtar dhe angazhimeve ndërkombëtare dhe të OSBE-së në fushën e qeverisjes demokratike dhe parandalimin e korrupsionit, formave specifike gjinore të korrupsionit, korrelacionit midis përfaqësimit të grave në jetën politike dhe nivelet e korrupsionit. Ky dokument përfaqëson hap fillestar për të hapur një debat, duke e ngritur këtë temë në një nivel më të lartë vëmendjeje tek politikëbërësit, shoqëria civile dhe publiku i gjerë drejt njohjes, dokumentimit dhe institucionalizimit të formave gjinore të korrupsionit në legjislacionin kombëtar dhe, përfundimisht, të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të korrupsionit tek gratë.
Analiza e ndikimit të KOVID-SARS-19 nga perspektiva gjinore dhe e diversitetit
Publishing date: 5 mars 2021
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Analiza shqyrton qasjen shumëdimensionale dhe ndërlikueshmërinë e masave të prezantuara mbi gjininë dhe diversitetin gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Kapitulli i parë ofron një përmbledhje të analizës gjinore të masave të miratuara nga Qeveria nga perspektiva e të drejtave të njeriut, ndërsa kapitulli i dytë përqendrohet në pjesëmarrjen e grave dhe burrave në tregun e punës, dhunën ndaj grave, pjesëmarrjen e grave dhe burrave në vendimmarrjen në përgjigjen ndaj COVID-19, etj. Kapitulli i tretë paraqet dhe analizon boshllëqet gjinore të krijuara nga përgjigja e ndajCOVID-19, ndërsa kapitulli i fundit përfshin propozime për masat që do të merren në periudhën pas COVID-19. Analiza u zhvillua nga Misioni i OSBE-së në Shkup në partneritet me Qendrën për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (CRPM) dhe organizatat e shoqërisë civile: Radar, Polio Plus, Koalicioni Rural, si dhe Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.